Për herë të parë gjyqtari nga Premierliga do mbajë kamerë në ndeshjen e sotme

Me fillim nga ora 21:00, Crystal Palace e pret Manchester United në ndeshjen e fundit të xhiros së 36-të në Premierligë.

Këtë takim do ta gjykojë arbitri australian, Jarred Gillett. Për herë të parë, Gillett do të mbajë një pajisje të montuar në kokë e cila është e integruar në sistemin e zakonshëm të komunikimit të arbitrit.

Përdorimi i vetëm i kamerës është miratuar nga ligjvënësit e lojës, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), si dhe Premier League, Professional Game Match Officials Limited (PGMOL) dhe klubet e përfshira.

Premier League tha se pamjet nga kamera nuk do të transmetoheshin drejtpërdrejt, por se do të ishte pjesë e një programi që do të shfaqej më vonë gjatë vitit, i cili shpresohet se do të “ofrojë njohuri dhe edukim të mëtejshëm për kërkesat e zyrtarit”, në nivelin më të lartë.

Kategoritë
LajmeSport