Bie qeveria “Conte”, kryeministri italian jep zyrtarisht dorëheqjen

Kryeminsitri italian Gisueppe Conte në një mbledhje të qeverisë të zhvillur këtë mëngjes i ka komunikuar ministrave të tij dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë Conte 2.

Brenda pak minutash ai pritet të zyrtarizoj këtë kërkesë pranë Presidentit të Republikës Sergio Mattarella.

Kryetarët e grupimeve politike të mazhorancës qeverisës, Minsitri Alfonso Bonafede i Lëvizjes 5 Yje, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza i Partisë Liberi e Uguali e Ministri i Kulturës Dario Francheschini i Partisë Demokratike kanë shprehur mbështetjen e plotë ndaj Giuseppe Conte.

Zgjedhja e Kryeministrit italian, për të dhënë dorëheqjen erdhi pas përpjekjeve të ditëve të fundit për të gjetur mazhorancën e duhur politike brenda qeverisë e pas mungesës së qartë të një mazhorance në Dhomën e Senatit të Parlamentit Italian ku pritej të votohej realacioni mbi reformën në drejtësi të Ministrit Alfonso Bonafede.

Paraditen e sotme Kryeminsitri italian do të dorëzoj kërkesën e tij pranë kreut të Shtetit Sergio Mattarella i cili do të marrë vendimin mbi të ardhmen qeverisëse të Italisë.

Pak minuta pas deklarimit të dorëheqjes së Kreyminsirtit Conte, Ish kryeminsitri e lideri i Partisë Forza Italia, Silvio berlusconi është shprehur se “për rrugëzgjidhjen e këtij momenti qeverisës është për krijimin e një qeveria kombëtare ose zgjedhje të reja”.

Ndërsa Partia Demokratike me liderin e saj Nicola Zingaretti ka deklaurar se është për një “qeveri të re europiane përsëri me kryeministër Giuseppe Conte dhe e mbështetur nga një bazë parlamentare e gjerë me kredibilitet e stabilitet për të përballur sfidat e mëdha që ka përballë Italia.”

Ndërsa dy liderët e opozitës, Matteo Salvini i Partisë Lidhja, e Giorgia Meloni e Partisë Fratelli D’ Italia janë për zgjedhje të parakohshme e një qeveri nga vota e popullit.

Kategoritë
BotaLajme