Aeroplani vogël u ul në autostradë dhe u përplas me një makinë (Video)

Piloti i aeroplanit të vogël u detyrua të ulej në një autostradë në Minesota ku u përplas me një makinë.

Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje me kohën lokale në autostradën Ndërshtetërore 35W. Piloti arriti të ulte një aeroplan që u përplas me një makinë, por për fat të mirë askush nuk u lëndua rëndë.

Shoferi i makinës Brittany Yurik tha se e pa aeroplanin një sekondë para përplasjes, kështu që nuk kishte asgjë që mund të bënte. Ajo nuk u plagos në incident, ashtu si piloti Craig Gifford dhe një pasagjer në aeroplan.

Kategoritë
BotaLajme