Youtube ia mbyll Trump-it kanalin për një javë

Kompanitë e teknologjisë së lartë në Shtetet e Bashkuara kanë vijuar censurën ndaj Donald Trump.

Pas Twitter, Facebook dhe Instagram edhe Youtube ka vendosur të bllokojë për një javë kanalin zyrtar në këtë platformë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Youtube ky vendim ndaj Trump erdhi pas postimit të një video që sipas kompanisë shkel rregullat dhe nxit dhunë, raporton A2

Një ditë më parë, Trump sulmoi ashpër kompanitë Big Tech duke i akuzuar ato se po përpiqen të përçajnë vendin. Ai premtoi se shumë shpejt do të ketë një kundërpërgjigje ndaj tyre.

Kategoritë
BotaLajme