Makina e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, u kthye përmbys ndërsa ai u përfshi në një aksident automobilistik.
Kjo ndërsa po largohej nga skena e një sulmi terrorist në qytetin qendror të Ramle-s.
Dëshmitarët thanë se ai kaloi me një semafor të kuq.
Policia thotë se në përplasje janë përfshirë dy automjete dhe se tre persona janë dërguar në spital pasi kanë mbetur të plagosur lehtë.
Zyra e Ben Gvir thotë se ministri është në gjendje të mirë dhe i vetëdijshëm, por po dërgohet në Qendrën Mjekësore aty pranë Shamirit për trajtim të mëtejshëm.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se mjeti i tij zyrtar është rrokullisur, ndërsa një veturë tjetër është thyer përpara.
Policia thotë se po heton shkaqet e aksidentit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.