Turqia pranon katër pacientë për kurim të lëndimeve nga shpërthimi në Ferizaj

Në njoftim theksohet se kjo u bë e mundur pas bisedës së sotme midis ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe ambasadorit turk, Çağrı Sakar dhe kolegut të tij nga Turqia.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se bazuar në informacionin zyrtar të marrë nga Ministria e Shëndetësisë, katër pacientë që dje pësuan djegie në qytetin e Ferizajit, do të dërgohen në Turqi për trajtim të mëtejshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim theksohet se kjo u bë e mundur pas bisedës së sotme të ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, me ambasadorin turk, Çağrı Sakar, si dhe homologun e tij nga Turqia.

“Ai u informua se Turqia aktualisht ka kapacitetin për të trajtuar vetëm katër persona. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thekson se zgjedhja e tyre do të bëhet nga Këshilli i Mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, bazuar në shkallën e djegies, dëmtimeve të trupit dhe rrezikut të lartë për pacientin”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thekson se është i përkushtuar që pacientët të cilët do të qëndrojnë në kurim në Prishtinë dhe Ferizaj të vazhdojnë të marrin trajtimin maksimal nga punëtorët shëndetësorë.

Më herët sot, kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, deklaroi se gjashtë persona u lënduan rëndë në shpërthimin e djeshëm të një bombole gazi në një restorant. Ai theksoi se të lënduarit pritet të transferohen në Turqi sonte vonë ose nesër në mëngjes.

Në qytetin e Ferizajit, më shumë se 40 persona u plagosën dje në shpërthimin e një bombole gazi në një restorant, nga të cilët 14 persona me djegie prej 35 deri 50 për qind u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Të lënduarit janë të moshës midis 25 dhe 45 vjeç.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi