Turqi, shpëtohet një grua nga rrënojat 17 orë pas termetit

Nurcan Tosun u shpëtua nga rrënojat në rrethin Seferihisar, 17 orë pas tërmetit me magnitudë 6,6 ballë në Izmir.

Një grua e moshës 50-vjeçare u shpëtua sot 17 orë pasi termeti goditi provincën turke Izmir, raporton Anadolu Agency (AA).

Nurcan Tosun u shpëtua nga rrënojat në rrethin Seferihisar.

Së paku 25 veta kanë humbur jetën dhe 804 të tjerë janë lënduar nga termeti me magnitudë 6,6 ballë që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme