Tunizi, kryeparlamentari i bën thirrje popullit për solidarizim kombëtar

“Popujt fisnikë pritet të jenë më shumë në solidaritet dhe jo në më shumë konflikte kur atyre u ndodh një fatkeqësi”, tha Ghannouchi

Kryetari i Parlamentit të Tunizisë, Rached Ghannouchi bëri thirrje për solidarizim kombëtar për të luftuar krizën ekonomike dhe sociale që po kalon vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ghannouchi dha një intervistë për kanalin televiziv Hannibal për çështjet lidhur me problemet që po përjeton Tunizia.

“Popujt fisnikë pritet të jenë më shumë në solidaritet dhe jo në më shumë konflikte kur atyre u ndodh një fatkeqësi”, tha Ghannouchi i cili bëri të ditur se popujt me rrënjë janë në solidarizim në kohë krizash dhe se populli i Tunizisë është një popull me rrënjë.

Pasi vuri në dukje koronavirusin dhe reflektimet e tij ekonomike, Ghannouchi tha se “Duhet të jemi në solidarizim sepse ndodhemi përballë një fatkeqësie”.

Ai nënvizoi se në vend nuk ka një krizë politike dhe se kërkohet një dialog shoqëror dhe ekonomik për shkak se problemi është i tillë ekonomik dhe shoqëror.

Kryeparlamentari tunizian deklaroi se kundër problemit të krizës ekonomike, marrëdhëniet ndërkombëtare kryesisht me Libinë dhe botën e Magrebit duhet të jenë funksionale dhe burimet duhet të bëhen në mënyrë të vërtetë funksionale.

“Anulimi i Parlamentit është një thirrje populiste”, tha Ghannouchi duke tërhequr vëmendjen se është naivitet të pranohet se sot problemi i Tunizisë është Parlamenti dhe se problemi i Parlamentit është ‘Ghannouchi’.

Pasi ka mohuar retorikat se mes tij dhe presidentit, Kais Saied ka mosmarrëveshje, Ghannouchi theksoi:

“Mjaft kaq grindje dhe ekzagjerim. Tunizia ka nevojë për solidarizim në nivelin më të përparuar. Ka disa njerëz që krijojnë probleme sikur ne të jemi tregtarë të luftës. Ja këta mund të jetojnë vetëm në mjedis lufte”.

Në Tunizi ku prej një kohe të gjatë nuk mbahen protesta, prej rreth 3 javësh po zhvillohen protesta me kërkesë për punësim dhe përmirësimin e situatës ekonomike.

Kategoritë
BotaLajme