Sulmuesi i armatosur merr peng 9 persona në kryeqytetin e Gjeorgjisë

Ngjarja ndodhi në një organizatë mikrofinanciare në Rrugën “Akaki Tsereteli” në Tbilisi

Një sulmues i armatosur me një granatë dore mori peng 9 persona në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vaja Siradze, kreu i Departamentit të Policisë Gjeorgjiane të Patrullës, tha se ngjarja ndodhi në një organizatë mikrofinanciare në Rrugën “Akaki Tsereteli”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat ishin kërkesat e sulmuesit.

Duke konfirmuar incidentin, Ministria e Punëve të Brendshme tha se ka filluar një hetim.

Kategoritë
BotaLajme