Si arriti Sllovakia të testojë gjithë popullatën?

eksa vendet në të gjithë botën po përpiqen të rrisin testimet e tyre të koronavirusit, Sllovakia arriti të testojë në vetëm dy ditë më shumë se 3.6 milion njerëz – apo dy të tretat e popullsisë së saj.

Vendi zgjodhi t`i hynte një nisme gjigande për të kryer teste tek të gjithë personat mbi 10 pasi rastet e Covid 19 mbërritën pikën kulmore muajin e kaluar.

Programi i quajtur “Përgjegjësia e përbashkët”, është I pari I kësaj shkalle në kontinentin e vjetër. Pak më shumë se 1% e atyre që morën pjesë rezultuan pozitivë, që do të thotë rreth 38.600 persona në total. Projekti pilot u provua për herë të parë në 23 tetor në Orava dhe Bardejov, dy rajonet me numrin më të lartë të rasteve Covid-19 në vend. Në pjesën tjetër të vendit, testimi u zhvillua njëkohësisht brenda dy ditëve, të shtunën dhe të djelën e kaluar.

Por si ia doli qeveria sllovake ta vinte në jetë një incitivë të tillë? CNN thotë se programi sllovak përdori teste të shpejta antigjenesh të cilat japin rezultate në disa minuta. Ndryshe nga testet molekulare (PCR), testet e antigjenit nuk duhet të përpunohen në një laborator, kështu që ato janë më të shpejta dhe më të lira. Por nga ana tjetër mund të jenë dhe më pak të sigurta.

Ndërsa testet PCR kërkojnë materialin gjenetik të virusit, testi i antigjenit kërkon pjesë të proteinave të tij. Ushtria sllovake u përfshi me forcë në fushatën e testimeve e cila kërkoi angazhimin e mbi 40 mijë personave, ndër të cilët 14.500 punonjës shëndetësorë dhe 6.300 ushtarë të vendosur në 5 mijë pika testimi anembanë vendit. Testimi ishte vullnetar, por ata zgjodhën ta anashkalojnë, u përballen me izolimin në shtëpi.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet