Shqiptari, vullnetar në punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir: Është radha jonë për ndihmë

“Tashmë është radha jonë që të ndihmojmë. Si shqiptar, bashkë me shokët tanë vullnetarë të tjerë vrapuam, erdhëm këtu duke marrë pjesë në punime për të shprehur mirënjohjen tonë”, tha Andi Mimini.

Në mesin e shtetasve të huaj vullnetarë që tregojnë përpjekje për kërkimin dhe shpëtimin e personave në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Izmir është i përfshirë edhe një shqiptar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tërmetit 6.6 ballë që ndodhi më 30 tetor në brigjet e rajonit Seferihisar të qyteti Izmir në Turqi, në qytet mbërritën ekipe të shumta zyrtare dhe nga shoqëria civile për kërkime.

Në mesin e këtyre tërheq vëmendjen ekipi i kërkim-shpëtimit të Fondacionit të Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (İHH) në të cilin ndodhet personeli dhe vullnetarë me shtetas të huaj.

Ekipi ku janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria, Siria, Egjipti dhe Afganistani, merr pjesë me përkushtim në punimet e kërkim-shpëtimit për personat që ndodhen nën rrënoja.

“Kemi ardhur për të shprehur mirënjohjen tonë”

Shtetasi shqiptar, Andi Mimini me detyrë në ekip, në një deklaratë për AA tha se me IHH është njohur në Turqi ku ai ndodhet për arsimim dhe se prej 4 vitesh kryen detyrën e koordinatorit të menaxhimit të fatkeqësive.

Duke shpjeguar se tërmetin e ndodhur në Izmir e kanë ndjerë edhe në qytetin Bursa, Mimini tha se menjëherë pas tërmetit kanë mbërritur në Izmir.

Mimini tha se po vazhdojnë punimet pa ndërprerë. “Pak kohë më parë në Shqipëri ndodhi një tërmet. Turqia si shtet dhe si popull na u gjend pranë atje. Edhe ne mbetëm shumë të kënaqur nga kjo. Tashmë është radha jonë që të ndihmojmë. Si shqiptar, bashkë me shokët tanë vullnetarë të tjerë vrapuam, erdhëm këtu duke marrë pjesë në punime për të shprehur mirënjohjen tonë”.

“Këtu ndodhemi në rrugën e Allahut”

Poashtu edhe siriani, Alaa Eddin Darwish i cili është student në degën e Inspektimit të Strukturave në Universitetin “Ağrı İbrahim Çeçen” shpjegoi se kanë ardhur në Izmir për të shpëtuar njerëzit dhe se dje nxorrën trupat e pajetë të dy personave.

“Po bëjmë të pamundurën për të shpëtuar personat nën rrënoja. Këtu ndodhemi në rrugën e Allahut. Ndodhem këtu për të shprehur falënderimet e mia për popullin turk”, tha Darwish.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet