“Shpërthen” brenda LDK-së: Zëvendësministri e quan pus Haxhi Avdylin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka sulmuar kryetarin e kësaj paritë, Isa Mustafën.

Përmes një postimi, Avdyli ka shkruar se Mustafa si një politikan i dështuar e ka qitë LDK-në për tokë dhe se po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

E menjëherë ndaj tij ka reaguar Selim Kryeziu, kryetar i LDK-së në Dragash dhe Zëvendësministër për Kthim dhe Komunitete.

“Pasi e mori në qafë presidentin Trump, me mbështetjen që i dha z.Biden, Haxhiu, ja paska mësy tash edhe Isa Mustafës, “shkatërruesit” të LDK-së. Po në sa vota e degëdise degën e Prizrenit ti o pus? Thash “pus”, kujdes, mos keqlexoni. Ah, të ishe edhe një mandat në krye të asaj dege, do ja arrije qellimit. I shndërruar tani në një objekt talljeje, vazhdo fishkëllo në fb e nëpër portale dhe shëtit nga një sallahane në tjetrën”, ka shkruar Kryeziu,

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet