Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se dy ministrat po ashtu diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për Forumin e Diplomacisë së Antalya-s, që është planifikuar të mbahet më 11-13 mars në qytetin turistik turk Antalya
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij iranian, Hossein Amir-Abdollaian, kanë realizuar një bisedë telefonike mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë mes luftës së vendit me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se dy ministrat po ashtu diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për Forumin e Diplomacisë së Antalya-s, që është planifikuar të mbahet më 11-13 mars në qytetin turistik turk Antalya.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është ballafaquar me dënime ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian (BE), Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, ndër të tjera, që kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës. Një numër i madh i kompanive po ashtu po ndërpresin lidhjet e tyre të biznesit me Rusinë.
Sipas shifrave të Komeve të Bashkuara (OKB), që nga fillimi i luftës në Ukrainë të paktën 406 civilë kanë humbur jetën dhe rreth 800 të tjerë janë plagosur.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se 1.7 milionë njerëz kanë ikur nga Ukrainë në vendet fqinje.