Pse dhëndrri i Trump-it do të rindërtojë ministrinë famëkeqe të Millosheviqit?

Prej më shumë se një muaji, Serbia është përfshirë nga një debati i madh mbi një projekt të Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, në një vend me rëndësi të veçantë historike në qendër të kryeqyteti serb, Beogradit.

Kushner, i cili është zhvillues i pasurive të patundshme, ka rënë dakord me qeverinë serbe për të ndërtuar një seri rrokaqiejsh në vendin ku gjenden rrënojat e selisë së vjetër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, e cila u bombardua nga NATO gjatë një operacioni ushtarak që synonte t’i jepte fund spastrimin etnik në Kosovë në vitin 1999.

Problemi është se në Serbi, rrënojat e Generalštab, siç quhet ndërtesa nga serbët (që do të thotë Shtabi i Përgjithshëm), konsiderohen si një lloj memoriali i vuajtjeve të popullatës gjatë bombardimeve të NATO-s. Për këtë arsye, në të dhe përreth ka pasur deri më sot kufizime të planeve urbanistike.

Ndaj një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është kundër prishjes së saj, sidomos nëse ndërtesat e reja do të ndërtoheshin nga Shtetet e Bashkuara, pra vendi që udhëhoqi operacionin e bombardimeve 25 vjet më parë.

Pastaj janë edhe problemet politike, të cilat lidhen me faktin se përfshirja e familjes Trump në një projekt të madh në Serbi, mund të përbëjë një konflikt interesi, në rast se Donald Trump fiton sërish në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Kategoritë
BotaLajmeRajoni