Kurti zbulon se sa qytetarë janë regjsitruar deri më tani, bën ftesë të shfrytëzohen edhe dy javët e mbetura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 

Kurti ka falënderuar të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e regjistrimit dhe ka bërë thirrje tek qytetarët që të përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim.

“Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar, edhe dy javë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit

 

Kategoritë
LajmeVendi