Rusia pretendon se ka rrëzuar 6 dronë ukrainas gjatë natës

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka shkatërruar gjithashtu dronë të zbulimit të përdorur për të caktuar objektivat

Rusia pretendon se ka rrëzuar gjashtë dronë ukrainas gjatë natës në dy rajone, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë tha se pesë dronë të tipit aeroplan u shkatërruan mbi rajonin Belgorod në kufi me Ukrainën dhe një mbi Gadishullin e Krimesë.

Njësitë që operojnë sistemet e mbrojtjes ajrore Tor-M2 gjithashtu rrëzuan dronë të zbulimit të Ukrainës që përdoren për të caktuar objektivat, tha ministria veçmas, pa specifikuar numrin e tyre.

Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë në shkurt 2022.

Kategoritë
BotaLajme