SHBA, nesër në rafte libri me kujtimet e ish-presidentit Obama

Libri përfshin jetën e hershme politike të ish-presidentit Obama nga Chicago deri në ngritjen e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe jetën e tij personale, si dhe përfshin vrasjen e Osama bin Laden-it, trurit të sulmeve të 11 shtatorit

Libri i kujtimeve të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, i titulluar “Toka e premtuar”, nga nesër do të jetë në rafte. Ai përfshin tema të nxehta nga sulmi i Osama bin Laden-it deri në lobin izraelit në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Libri përfshin jetën e hershme politike të ish-presidentit Obama nga Chicago deri në ngritjen e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe jetën e tij personale, si dhe përfshin vrasjen e Osama bin Laden-it, trurit të sulmeve të 11 shtatorit.

Joe Biden, zv/president i atëhershëm i Obama-s, i cili aktualisht është president i zgjedhur i SHBA-ve, i kishte sugjeruar atij të priste para se të urdhëronte misionit e vitit 2011 që vrau udhëheqësin e al-Kaidës.

Gjatë diskutimit natën e 1 dhe 2 majit, mbi misionin e vitit 2011, Biden i kishte thënë ish-presidentit Obama “mos shko”, por po ashtu i kishte thënë edhe “ndiq insiktet e tua”, pasi ai ishte i shqetësuar për pasojat e mundshme të rrezikut të dështimit të misionit dhe ndikimit të mundshëm të misionit në Afganistan.

“Joe ishte kundër sulmit”, tha Obama në kujtimet e tij.

Obama në librin e tij po ashtu shkruajti se si politikanët amerikanë që kritikuan “shumë zëshëm” politikën e Izraelit rrezikuan “të etiketohen si anti-izraelit dhe anti-semitik nga Komiteti Amerikan i Çështjeve Publike të Izraelit (AIPAC), një grup lobimi që mbron politikan pro-izraelite në Kongres.

“Për sa u përket anëtarëve të bordit të AIPAC-ut, unë mbeta i dyshuar, një njeri me besnikëri të ndarë”, shkroi Obama.

Ai po ashtu shpjegoi se si disa demokratë në Kongres kishin frikë të humbnin donatorët e tyre dhe të dëmtonin mundësitë e tyre të rizgjedhjes për shkak të mbështetjes së shtetësisë palestineze, pasi që do t’u kushtonte atyre humbjen e mbështetjes së AIRPAC-ut.

Në lidhje me kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Obama shkroi se ai do të “justifikonte pothuajse gjithçka që do ta mbante atë në pushtet”.

Kategoritë
BotaLajme