Sekuestrohen armë dhe municione të shumta në shpellën ku PKK-ja martirizoi civilët

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se shumë armë dhe municione u sekuestruan në shpellën në Gara në veri të Irakut ku u martirizuan shtetasit civilë nga organizata terroriste PKK.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se shumë armë dhe municione u sekuestruan në shpellën në Gara në veri të Irakut ku u martirizuan shtetasit civilë nga organizata terroriste PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në median sociale të ministrisë thuhet se “Shumë armë dhe municione u sekuestruan në shpellën e terroristëve në Gara ku u martirizuan brutalisht shtetasit tanë civilë nga organizata terroriste PKK, armike e njerëzisë”.

Gjithashtu në postimin e ministrisë u paraqitën edhe fotografitë e armëve dhe municioneve.

Kategoritë
BotaLajme