“Këto gjashtë vende, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova, mund t’i besojnë Gjermanisë”, u tha Scholz gazetarëve në Bruksel gjatë ditës së dytë të samitit të liderëve evropianë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
“Këto gjashtë vende, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova, mund t’i besojnë Gjermanisë”, u tha Scholz gazetarëve në Bruksel gjatë ditës së dytë të samitit të liderëve evropianë.
Ai përshëndeti vendimin për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, duke thënë se ishte një “hap i madh”.
Në lidhje me mundësinë që Rusia të ndërpresë furnizimet me gaz në Evropë, Scholz bëri thirrje për një diskutim mbi atë, siç tha ai, “situatën e vështirë”, duke theksuar se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet si përgjigjeje e përbashkët ndaj sfidave ekonomike me të cilat përballet BE-ja.
“Ne duhet të zhvillojmë infrastrukturën tonë në mënyrë që të mund të importojmë gaz nga vendet e tjera”, shtoi Scholz.