Rrahje brutale pran Shtëpisë së Bardhë – theren me thikë mbështetësit e Trumpit

Katër persona, një grua dhe tre burra, u plagosën para Shtëpisë së Bardhë natën pas zgjedhjeve, raportojnë mediat amerikane.

Ata u theren me thikë, por nuk janë në gjendje të keqe shëndetësore gjersa u transportuan në në spital të Uashingtonit, njoftoi policia e kryeqytetit të SHBA-së.

Policia tha se viktimat e sulmit deklaruan veten si mbështetës të kandidatit republikan, Donald Trump.

Katër persona u plagosën në një debat me tre të dyshuar pranë kryqëzimit të Rrugës së 14-të dhe New York Avenue Northwest rreth orës 2:30 të mëngjesit, deklaroi policia.

Ndryshe, policia ka njoftuar se po kërkonte tre të dyshuar, dy burra dhe një grua.

https://www.youtube.com/watch?v=DWvn_sukLkk&feature=emb_title

 

Kategoritë
BotaLajme