Presidenti i Turqisë dhe mbreti saudit diskutojnë përmirësimin e marrëdhënieve

Udhëheqësit u dakorduan që të përmirësojnë marrëdhëniet dhe të shtojnë përpjekjet për dialog për të zgjidhur çështjet.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe mbreti saudit Selman Bin Adulaziz zhvilluan sonte një bisedë telefonike në të cilën diskutuan marrëdhëniet midis vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtesë të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë thuhet se Erdoğan dhe Selman u dakorduan që të përmirësojnë marrëdhëniet dhe të mbajnë një kanal të hapur dialogu për të zgjidhur çështjet.

Ata gjithashtu diskutuan rreth Samitit të Liderëve të grupit G20 i cili aktualisht kryesohet nga Arabia Saudite.

Kategoritë
BotaLajme