Për herë të parë në nivel të Republikës së Kosovës, Komuna e Prizrenit fillon me realizimin e testeve të shpejta (rapide) antigjen për Covid-19

Për herë të parë në nivel të Republikës së Kosovës, nga sot Komuna e Prizrenit ka filluar me realizimin e testeve të shpejta (rapide) antigjen për Covid-19 në shëndetësinë primare.

Qytetarët e komunës së Prizrenit tanimë do të mund t’i kryejnë këto teste në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, duke e marrë rezultatin me 98,8% saktësi brenda 10 minutave.

Po ashtu, një ekip tjetër lëvizës përmes “kujdesit shtëpiak” të ofruar nga Komuna, do t’i realizojë këto teste tek shtëpitë e pacientëve që nuk mund të shkojnë në qendrat e lartëcekura të mjekësisë familjare.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se ndjhet i lumtur që përveç këtyre testeve, shëdetësia primare e Komunës së Prizrenit, tanimë ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar:

✔️Testet e D-Dimer-it,
✔️Rentgenin e mushkërive,
✔️Analizat tjera të nevojshme dhe
✔️Testet serologjike.

Po ashtu, kryetari Haskuka, deklaroi se shpreson që Kosova të mos hyjë në valën e tretë të pandemisë, por nëse ndodh një gjë e tillë, Komuna e Prizrenit tani është gati për t’u përballur me të.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj pohoi se këto teste do të kryhen në bazë të udhëzimeve të mjekëve të institucioneve shëndetësore

Kategoritë
LajmeVendi