Padia e katërt, a po merr fund karriera e Trump?

Një tjetër aktakuzë e mundshme penale mund të rëndojë në supet e Donald Trump, e cila do të thellonte “moçalin e tij” tashmë ekstreme ligjore. Dhe me siguri do ta bënte ish-presidentin amerikan ta kalonte fushatën në salla gjyqi, njëra-pas tjetrës, siç shkruan “CNN”. Një prokurore në Xhorxhia ka vendosur të paraqesë para një jurie të madhe, rastin e saj kundër ish-Presidentit Donald Trump. Megjithë masat e rrepta të sigurisë, disa zyrtarë shprehen të shqetësuar se një akuzë e katërt e mundshme kundër Trump për ndërhyrje në zgjedhje, mund të pasohet me dhunë. Kujtojmë se ndaj Trump, janë ngritur edhe tre padi të tjera. Ai tashmë po përballet me një gjyq në Manhattan mbi akuzat për mashtrim në biznes lidhur me një pagesë të parave të heshtura në vitin 2016 ndaj një aktoreje filmash për të rritur. Ai po përballet gjithashtu me akuza federale nga dy hetimet e këshilltarit special Jack Smith, më Florida, për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara dhe në Uashington, DC, për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020. Ai është deklaruar i pafajshëm në të gjitha rastet kundër tij deri më tani. Megjithatë, problemet për të, nuk kanë të sosur.

Aktakuza e katërt

Një juri e madhe e Qarkut Fulton, Xhorxhia ka nisur paraqitjen e provave nga prokuroria kundër Donald Trump në çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve të vitit 2020. Çështja duket se po ecën më shpejt se sa pritej, pasi “CNN” raportoi se disa nga dëshmitarët dëshmuan mbrëmjen e djeshme. Prokurorja e rrethit Fani Willis dhe ekipi i saj filluan prezantimin e tyre para jurisë së madhe dje dhe mund të zgjasë deri në dy ditë. Gjykatësi i qarkut Fulton, Robert McBurney kryeson jurinë e madhe, por nuk është e qartë nëse ai do të kryesojë gjyqin penal nëse Trump dhe të tjerët akuzohen. Trump, kryesuesi për nominimin presidencial të republikanëve 2024, ka mohuar prej kohësh çdo keqbërje në lidhje me hetimin e Willis dhe ka akuzuar prokuroren për kryerjen e një “gjuetie shtrigash” të motivuar politikisht me hetimin e saj zgjedhor. Zyra e Trump është kontaktuar për koment përmes emailit. Për më shumë se dy vjet e gjysmë, zyra e Willis ka hetuar Trump dhe aleatët nëse ata kryen një krim në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 2020. Hetimi fillimisht u përqendrua në telefonatën e janarit 2021 të Trump me Sekretarin e Shtetit të Gjeorgjisë, Brad Raffensperger, në të cilën ish-presidenti i kërkoi atij të “gjente” 11,870 votat e nevojshme për të mundur Joe Biden. Hetimi më vonë u zgjerua për të hetuar akuzat për “një plan shumë-shtetëror dhe të koordinuar”, për të përmbysur zgjedhjet e tre viteve më parë dhe për të shkaktuar trazira, pas shpalljes së rezultateve.

Ndikimi tek zgjedhjetDeri më tani, aktakuzat vetëm sa kanë rritur mbështetjen për Trump në mesin e votuesve republikanë. Ish-presidenti e ka bashkuar tashmë fushatën zgjedhore dhe problemet ligjore. Ai përdor akuzat kundër tij si një pikë kryesore të fushatës. Në fjalime ai thotë se po ndiqet penalisht sepse “shteti” i frikësohet rizgjedhjes së tij president. Dhe ai tashmë ka përdorur të paktën 40 milion dollarë nga donacionet e fushatës për të paguar tarifat ligjore. Madje, ai po fillon përpjekje të reja për mbledhjen e fondeve përpara një aktakuze të katërt të mundshme. Një aktakuzë e katërt dhe gjykime të shumta mund të mos e dëmtojnë Trumpin në zgjedhjet paraprake, por ato do të ngrenë pikëpyetje rreth pozitës së tij tashmë të njollosur mes votuesve të luhatshëm dhe periferikë, të cilët do të jenë të rëndësishëm në zgjedhjet e përgjithshme. Trump e ka bërë të qartë se asnjë vendim apo dënim nuk do të ndalojë fushatën e tij dhe se ai do të vazhdojë të kandidojë edhe nga pas hekurave nëse duhet. Po ashtu ka phuar se se nëse zgjidhet ai do të përdorë pushtetin e zyrës së tij ose për të shfuqizuar çdo ndjekje penale në vazhdim ose për të falur veten për çdo dënim. Është shumë herët për të spekuluar se si këto raste mund të ndikojnë mbi Trumpin ose Bidenin në nëntor 2024. Megjithatë, pasojat e ngjarjeve dramatike që ndodhin tani mund të ndjekin secilin prej tyre për shumë vite në vazhdim.

Kategoritë
BotaLajme