Organizata IDEA për nder të 17 Shkurtit organizon garën për esenë më të mirë

Me rastin e shënimit të 12-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizata ‘IDEA´ do të organizojë një garë me ese për nxënësit të shkollave të mesme

Në këtë garë do të marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme ku 3-shja e pare në listë do të shpërblehen me çmime të ndryshme, me temën “Atdheu Im“ organizata Idea fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë pët tu bërë pjesë e kësaj gare

Njoftimi i plotë

Garë për esenë më të mirë

Me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës , OJQ ‘IDEA´ hap garë me ese për nxënësit të shkollave të mesme të qytetit të Prizrenit

Tema e esesë: “Atdheu je ti”

Eseja duhet të përfshijë tematikë specifike lidhur me çështjet aktuale në Kosovë, zhvillimet si shtet, çështjet socio-kulturore, perspektiva për rininë, si dhe ndryshimet që ju mendoni se duhet të bëhen për tu zhvilluar…

Udhëzimet për aplikim:

Aplikantët duhet të jenë nxënës aktualë te shkollave të mesme të Kosovës

Një nxënës mund të garojë me vetëm një ese;

Shkrimi duhet të ketë koherencë dhe të jetë i ndarë në tri etapa: hyrje, shtjellim dhe përfundim;

Shkrimet duhet të punohen ne Microsoft Word, fonti- Times New Roman, madhësia 12;

Të jetë e gjatë një faqe A4; ose të mos përmbajë më shumë se 1500 fjalë;

Të dorëzohet brenda afatit te caktuar përmes e-mailit në [email protected] ose [email protected]

Përveç esesë, aplikacioni duhet të përmbajë edhe këto të dhëna:

Emri dhe mbiemri (i aplikuesit), viti i lindjes dhe shkolla në të cilën vijon mësimet.

Aplikacioni do të jetë i hapur deri më 09 shkurt;

Vlerësimi do të bëhet nga komisioni profesionist të fushës së letërsisë

Më 11 shkurt do të bëhet publikimi i dhjetëshes (10) më të mirë, publikimi i rezultateve do të bëhet në faqet e organizatës dhe nëpër shkolla.

Shpërblimet

Fituesit do të shpallen në një ceremoni të veçantë të organizuar nga OJQ IDEA ku do të shpërblehen tri vendet e para:

Vendi i parë: 100€

Vendi i dytë: 70€

Vendi i tretë: 50€

#ojqIDEA

Kategoritë
LajmeTë ndryshme