Macron mbajti një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Polonisë Mateusz Morawiecki të cilin e priti në Pallatin Elysee
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se situata përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia do të jetë shqetësimi më i madh i përbashkët në të ardhmen e afërt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Macron mbajti një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Polonisë Mateusz Morawiecki të cilin e priti në Pallatin Elysee.
Presidenti francez tha se në takim do të fokusohen mbi vendosmërinë për çështjen e mbështetjes së Ukrainës dhe se janë të kënaqur nga mbështetja e Polonisë dhe popullit të saj për Ukrainën dhe ukrainasit.
“Me sa duket situata përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia do të jetë shqetësimi më i madh i përbashkët në të ardhmen e afërt”, theksoi Macron.
Pasi vuri në dukje se sovraniteti i Ukrainës mbi centralin nuk duhet të vihet në diskutim, Macron tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e “qëndrimit në unitet” për eliminimin e kërcënimeve kundrejt krahut lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).
Macron tha se Franca dhe Polonia prej disa muajsh po luftojnë për të rregulluar mirë tregun e energjisë elektrike dhe për të forcuar sovranitetin e tyre të energjisë.
Dy liderët gjithashtu krahas çmimeve të energjisë pritet të diskutojnë edhe inflacionin, çështjen e gazit natyror dhe çmimet e energjisë elektrike.