Biden dënon dhunën, mbron të drejtën e protestave paqësore në universitete

U.S. President Joe Biden delivers remarks at the White House in Washington, U.S., February 8, 2024. REUTERS/Kevin Lamarque

Presidenti Joe Biden iu drejtua sot kombit duke dënuar protestat e dhunshme në universitete amerikane, megjithëse ai e mbrojti të drejtën e protestës paqësore.

Në një fjalë të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se ‘protesta e dhunshme në Shtetet e Bashkuara nuk është e mbrojtur me ligj, protesta paqësore është e mbrojtur. Të shkaktërrosh prona, të kërcënosh njerëz, të pengosh të tjerët të kenë qasje në Universitet nuk është protestë paqësore’.

Ai vazhdoj më tej duke thënë se amerikanët duhet të kenë të drejtën të dëgjohen, por se sundimi i ligjit duhet të mbështetet.

‘Antisemitizimi apo fjalimet me urrejtje nuk kanë vend nëpër universitete e as në Shtetet e Bashkuara’, tha Presidenti Biden duke reaguar ndaj kritikave kryesisht të studentëve hebrenj dhe përkrahësve të Izraelit se protestat pro – palestineze janë kthyer në qendra urrejtjej ndaj Izraelit dhe hebrenjve në përgjithësi.

Ndërsa largohej nga salla ku e mbajti fjalimin Presidenti Biden iu përgjigj shkurt me “Jo” pyetjes së gazetarëve nëse do të angazhojë Gardën Kombëtare për të vënë nën kontroll protestat që janë përhapur në të gjithë vendin. /VOA

 

Kategoritë
BotaLajme