Ky është personi që u gjet i vdekur sot në Prishtinë, pronar i një agjencioni turistik

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka nisur menjëherë hetimet për këtë rast

Lajmin për vdekjen e personit për Metron e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se aktualisht në vendin e ngjarjes janë hetuesit policor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Metron.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që dyshohet se është vetëvrarë është Ilaz Beqiri, i cili është edhe pronari i agjencionit “Veneta Travel”.

Metro do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.

Kategoritë
Lajme