KBI në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për ndërtimin e xhamisë në Bajër

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë së re në lagjen “Bajër”, shkruan Gazeta e Re

Falë donatorëve të familjes Rototo nga vëllezërit Bedridin,Osman , Mahmut dhe Xhoshkun të cilët kanë dhuruar një truall prej 600 m2, vazhdojnë punimet e ndërtimit të xhamisë së re.

Me moton “Xhamia ka nevojë për ndihmën tuaj“ këshilli ka bërë thirrje edhe bamirësve të tjerë për të kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie ku vlera e projektit ka kushtuar rreth 150.000 Euro

Sipas tyre ndërtimi i një xhamie do të thotë edhe një kandil ndriçues më shumë. Sepse, roli i xhamisë është edukativo-arsimor. Ato, ndikojnë në vetëdijësimin dhe përmirësimin e shoqërisë. Aty edukohet dhe ndërgjegjësohet brezi i ri./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi