Izraeli hyn në karantinë dyjavore për shkak të COVID-19

Policia izraelite vendosi dhjetëra pika kontrolli me synim të zbatimit të urdhërave lidhur me mbylljen. Karantina dyjavore ka mundësi të zgjatet mëtej.

Izraeli duke filluar nga mbrëmja e së dielës ka hyrë në karantinë dyjavore në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas transmetuesit zyrtar izraelit KAN, policia izraelite vendosi dhjetëra pika kontrolli me synim të zbatimit të urdhërave lidhur me mbylljen. Karantina dyjavore ka mundësi të zgjatet mëtej.

Në kuadër të karantinës do të mbyllen të gjitha bizneset përveç atyre si furrat, farmacitë dhe marketet, ndërsa restorantet do të mund të punojnë me “delivery”. Në vendet e mbyllura nuk do të lejohen mbi 10 persona ndërsa në ato të hapura mbi 20. Gjithashtu do të ulet numri i shërbimeve të transportit publik.

Izraelitët nuk do të mund të shkojnë më larg se 1 kilometër nga shtëpitë e tyre dhe do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për ushqim. Për më tepër, punonjësit dhe daljet terapeutike në sektorë të caktuar strategjikë siç janë shëndeti dhe siguria do të përjashtohen nga kjo.

280 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein tha se në javën e fundit 280 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19.

Në Izrael më 20 dhjetor filloi vaksinimi kundër COVID-19 me vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

Kategoritë
BotaLajme