Itali, 684 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 20.709 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.641.610

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 57.045, me 684 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 20.709 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.641.610.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 761.230, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 3.616.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 823.335 persona, përfshirë 38.740 në 24 orët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme