Ishte me gruan dhe vajzën në veturë, e gjuajnë me armë zjarri në Podujevë

Një person nga Podujeva ka njoftuar Policinë se derisa ka qenë në veturë së bashku me gruan e tij dhe vajzën duke lëvizur në rrugë, një veturë në përballë kalim ka shtënë me armë zjarrit.

Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të veturës, ndërsa të lënduar nuk ka. Viktima ka qenë i shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi