Ish-kandidati i VV-së për deputet kritikon Kurtin për vizitën në Podujevë me personin që e votoi Gjykatën Speciale

Ish-kandidati për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 6 Tetorit, Gazmend Islami, ka kritikuar ish-kryeministrin Albin Kurti, i cili sot vizitoi Komunën e Podujevës.

Islami thotë se është marre për Kurtin, që në ditën kur në Gjykatën Speciale u paraqit shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ai të bëjë vizitë në Podujevë, i shoqëruar me Shpejtim Bulliqin, i cili ka votuar pro themelimit të kësaj gjykate, në kohën sa ishte deputet i LDK-së.

Shpejtim Bulliqi, tashmë është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës.

Bulliqi në mandatin 2014-2017, kishte qenë deputet i LDK-së dhe kishte votuat pro formimit të Gjykatës Speciale.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot në ditën kur Rexhep Selimi doli para gjykatës në Hagë, lideri i LVV-së dhe „shokët e ti e dhe shoqet“ kishin zgjedh po këtë ditë ta kaloj nê Llap, për të përkrahur kandidatin e LVV për Kryetar të Besianës Shpejetim Bulliqi, i cili ishte votues i kësaj gjykate si deputet i asaj legjislature! Marre bre!

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet