Fotografitë që zbuluan varrezën masive në Serbi

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), nëpërmjet një komunikate për mediet më datë 16 nëntor, ka dhënë sqarime lidhur me gjetjen e mbetjeve mortore, në Kizhevak të Serbisë, për të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se gërmimi i parë nga ekspertët e EULEX-it, të Institutit të Mjekësisë Ligjore është bërë në vitin 2015 dhe se mbetjet mortore janë gjetur në gurore të madhe.

“Problemi ishte se ato janë vendndodhje të gurëthyesve të mëdhenj dhe vendi pësonte ndryshime të vazhdueshme me kalimin e kohës. Pra, zona e paraqitur nga dëshmitari asnjëherë nuk është gjetur në vendin që ai e ka cekur. Është e qartë se nuk është faji i tij, saktësisht sepse shtrirja e vendit ka ndryshuar me kalimin e kohës”– ka thënë Javier Santana, arkeolog forenzik i EULEX-it

Siç sqaron misioni i EULEX-it, janë kërkuar fotografi ajrore të cilat janë marrë në  fund të vitit 2019.

Javier Santana: Përgjatë periudhës fundi i 2019-s dhe fillimi i 2020-s, ekspertët e EULEX-it kanë analizuar fotografitë dhe duke u bazuar në analizat tona, ne u kthyem te lokacioni prapë në shkurt të vitit 2020 edhe i vendosëm pikat, i vumë pikat në lokacion. Pra ajo ishte kur ne nisëm punën këtë vit.

Më pas, ekspertët nga EULEX-i, Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisioni Qeveritar i Serbisë për Personat e Zhdukur, kanë kryer punën në terren në Kizhevak, ku u deshën dy muaj për të arritur në zonën ku janë gjetur mbetjet mortore

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi