Erdogan kujton 28 shkurtin e ’97-ës: Nga i burgosur për një poezi, sot president!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dërgoi një mesazh me video me rastin e 24-vjetorit të procesit të njohur si “28 shkurti”, i përshkruar në historinë politike turke si një “grusht shteti ushtarak postmodern”.

“Gjatë 28 shkurtit, unë isha kryetari i Bashkisë së Stambollit. Për shkak të poezisë që lexova, unë u burgosa ilegalisht dhe ata donin që jeta ime politike të mbaronte.

Tani jam duke shërbyer si presidenti i parë i Turqisë i zgjedhur nga votat e qytetarëve.

Pavarësisht të gjitha format e pengimit, unë i shërbej me krenari dhe nder me tim Një grusht shteti ushtarak është një krim kundër njerëzimit.

Unë vetë e përjetova 28 shkurtin, jam i vetëdijshëm për 28 shkurtin,” tha Erdogan.

Procesi “28 shkurt” filloi pasi Këshilli Turk i Sigurimit Kombëtar miratoi një seri vendimesh në 28 shkurt 1997, shpesh të referuara si një grusht shteti ushtarak postmodern kundër qeverisë së kryeministrit të atëhershëm Nexhmedin Erbakan dhe ministres së Jashtme Tansu Ciller.

Një memorandum nga udhëheqja ushtarake e Turqisë e miratuar në 1997 rezultoi në përfshirjen e ushtrisë në degën ekzekutive dhe shembjen e një qeverie të kryesuar nga kryeministri i atëhershëm Erbakan.

Para dorëheqjes së tij, Erbakan u detyrua të nënshkruante një sërë reformash që përfshinin, ndër të tjera, ndalimin e hyrjes në institucionet publike për gratë e mbuluara dhe mbylljen e shkollave fetare. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme