Ekspertja britanike: Varianti i ri i koronavirusit mund të përhapet në gjithë botën

Profesoresha Sharon Peacock, drejtore e programit të monitorimit gjenetik të Mbretërisë së Bashkuar, Genomics UK, tha për BBC se ky mutacion është zbuluar në më shumë se 50 vende dhe ka të ngjarë ta përfshijë botën

Mutacioni më ngjitës dhe më vdekjeprurës i koronavirusit të ri (COVID-19), i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, do të bëhet tip dominues në botë, pohoi një eksperte britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Profesoresha Sharon Peacock, drejtore e programit të monitorimit gjenetik të Mbretërisë së Bashkuar, Genomics UK, tha për BBC se ky mutacion është zbuluar në më shumë se 50 vende dhe ka të ngjarë ta përfshijë botën.

Ajo theksoi se shkencëtarët mund të ndalojnë së shqetësuari vetëm me eleminimin e virulencës së virusit.

“Por kur shikojmë të ardhmen, mendoj se do të vazhdojmë të shqetësohemi. Unë mendoj se do të shqetësohemi ende edhe dhjetë vjet më vonë”, tha Peacock.

Mutacioni, i njohur si B117, është zbuluar se përhapet 70 për qind më shpejt dhe është 30-40 për qind më vdekjeprurës te personat 60 vjeç e më lartë.

Varianti i ri i virusit u zbulua pas hetimeve si pasojë e mosrënies së rasteve pavarësisht karantinës në nëntor në Britani, ndërsa shkaktoi rritje serioze të të infektuarve dhe vdekjeve në vend.

Vendi vendosi karantinën edhe një herë në janar, ndërkohë që numri i viktimave tejkaloi shifrën 110 mijë.

Kompanitë Pfizer, Moderna dhe AstraZenaca kanë njoftuar se vaksinat e tyre janë efektive kundër mutacionit

Kategoritë
BotaLajme