Danimarka mbyllur deri më 17 janar, janë rritur rastet me covid

Danimarka ka shtyrë me dy javë të tjera mbylljen kombëtare, deri në 17 janar, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në vend pas një rritje të rasteve të regjistruara në muajt e fundit.

Sipas njoftimit të kryeministrit, Mette Frederiksen, situata në lidhje me normat e infeksionit, shtrimet në spital dhe vdekjet është aktualisht “më e rëndë se pranvera e kaluar.”

Me mbylljen e vendit qe filloi në 16 dhjetor, shkollat, qendrat tregtare, restorantet, baret dhe të gjitha dyqanet që konsiderohen jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura.

Danimarka dje regjistroi 2621 raste të reja dhe 28 shtrime në spital. Një rekord prej 900 pacientësh janë aktualisht të shtruar në spital. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Danimarka ka regjistruar 159.074 raste të infektimit që nga fillimi i pandemisë dhe 1226 vdekje.

Kategoritë
BotaLajme