400 mijë marka në këmbim të vajzës, si u arrestua pas rreth 20 vjetësh i dyshuari për rrëmbimin në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gati pas 20 vjetësh, ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, pasi dyshohet se e kishin rrëmbyer një vajzë më 7 janar të vitit 2001.

Të dyshuarit përfshirë edhe Naim Pallën, rrëmbyen vajzën në Prizren dhe për një muaj e keqtrajtuan, njofton Klan Kosova.

Familjes së vajzës iu ishin kërkuar 420 mijë marka për lirimin e të bijës, babai i saj ato para i kishte marrë borxh.

Orhan Kasemi rrëfen se si iu rrëmbye vajza që në atë kohë 18 vjeçare.

“Vjaza ka dalë të blejë një bocë plini dhe është zhdukur. Pas një ore kam marrë një thirrje telefonike. Më thanë “ne ta kemi marrë vajzën, nesër të lajmërojmë sa para duhet të pagash për të marrë vajzën”.

Për një muaj Kasemi kishte telefonuar për 40 orë me rrëmbyesit e vajzës nga të cilët kishte marrë kërcënime nga më të ndryshmet.

“Na kanë dërgua video duke na tregua se si po ja presin gishtin vajzës për të na detyruar të paguajmë atë shumë parash. Na kërkonin 420 mijë marka për ta liruar vajzën”.

“Kushti ishte që paratë të vendoseshin në një resiver dhe e shoqja t’i dërgonte në autobusin e linjës Prizren-Bullgari”.

Sot, si vajza ashtu edhe prindërit e saj kanë mbetur me trauma.

“Unë pres që ai të dënohet me burgim të përjetshëm sepse na ka shkaktuar dëme të mëdha familjes sonë”, thotë me tej Orhan Kasemi.

Kategoritë
LajmeVendi