29 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali

Italia regjistroi sot 29 003 raste të reja me COVID-19 dhe 822 vdekje në 24 orët e fundit, sipas buletinit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit tejkaluan një milion e gjysmë, duke arritur në 1 509 875.

Të shtruarit në kujdesin intensiv në Itali kanë rënë për herë të parë që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë së COVID-19, nga 3 848 pacientë dje në 3 846, raporton ATSh.

Për të tretën ditë radhazi, numri i personave të shtruar në pavijonet e tjera COVID është gjithashtu në rënie, nga 34 313 dje në 34 038 sot, me një rënie prej 275.

Të shëruarit arritën në 661 180, me + 24 031 më shumë se dje.

Aktualisht, ka 795 961 raste pozitive.

Kategoritë
BotaLajme