14 fëmijë turq të vrarë nga grekët në vitin 1974 do të varrosen në Qipro

14 fëmijë, 7 vajza dhe 7 djem, të cilët u vranë në Muratağa-Sandallar nga organizata terroriste Greke EOKA-B në 1974 në Qipro do të varrosen pas 46 vite.

Grekët, të cilët filluan një lëvizje gjenocidi kundër Turqve në Qipro, masakruan 126  turq në 1974 në fshatrat Muratağa, Atlılar dhe Sandallar dhe i varrosën në gropa. Midis të vrarëve kishte edhe foshnje 4 muajshe. Komiteti i Zhdukjeve, i cili hetoi masakrat e Grekëve, zhvilloi gjithashtu një hulumtim në rajonin Muratağa për një vit.

Si rezultat i hulumtimit, u arritën eshtrat e 89 turqve  në tre rajone të ndryshme. Identitetet e 14 fëmijëve turq u përcaktuan në studimet mbi kockat. 14 fëmijë, 7 vajza dhe 7 djem, të cilët u vranë në Muratağa-Sandallar nga organizata terroriste Greke EOKA-B në 1974 në Qipro, do të varrosen pas 46 vıte. Një ceremoni ushtarake do të mbahet në Martirizmin Muratağa-Sandallar të Shtunën për fëmijët më të vegjël 6 muajsh të vrarë nga EOKA-B në 1974. Presidenti Ersin Tatar do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoni./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme