Veprim i ultë: Një faqe që mbështet LDK-në ofendon rëndë Saranda Bogujevcin

Një faqe në Facebook, që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës -LDK, me emrin “LDK për Kosovën”, ka ofenduar deputeten e Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Në postimin e kësaj faqe, kanë postuar një fotografi të deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë ekspozitës së saj në Beograd në vitin 2013, ku ndër të tjera kanë shkruar se jo është “trup i secilit të zhdukur”.

 

“Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deputetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi! Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, vrarë e dhunuar sepse ti për një grusht vota desh e “vrave” secilin deputet të LDK-së”, thuhet në postimin e kësaj faqe.

 

Ndërkohë natën e kaluar zëvendëskryeministri,Driton  Selmanaj, në një debatë televizik ka thënë se janë lodhur nga diskutimi për personat e pagjetur, gjë e cila më pas  bëri që të reagojnë shumë personalitete.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi