Turqia raporton mbi 8.600 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka kaluar shifrën 2,55 milionë, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 27.093, sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Turqia raportoi 8.642 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 664 pacientë simptomatikë, dhe 95 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka kaluar shifrën 2,55 milionë, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 27.093, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 7.903 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,44 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.308, treguan shifrat e fundit.

Mbi 31 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 135.867 gjatë ditës së kaluar.

“Mora dozën time të dytë”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke shpërndarë një fotografi të tij duke marrë vaksinën e dytë gati një muaj pas të parës.

Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive vaksinimi kundër COVID-19 duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.

Kategoritë
BotaLajme