Zbulimi i shekullit: Shtëpitë do të ngrohen me llumin e kafesë

Shkencëtarët koreano-jugorë kanë gjetur një mënyrë të zgjuar për përdorimin e llumit të përdorur të kafesë: material izolues. Ky zbulim ka filluar të tërheqë interes të madh në sektorin e ndërtimit.

Në mbarë botën konsumohen çdo ditë rreth 2.25 miliardë filxhanë kafe.

Pas tyre mbetet vetëm llumi i kafesë.

Llumi i kafesë që përfundonte në mbeturina tani po bëhet shumë më i vlefshëm.

Studiuesit e Jeonbuk National University zhvilluan një zgjidhje interesante: material izolues nga llumi i kafesë.

Inxhinieri i materialeve, Seong Yun Kim, pjesë e ekipit hulumtues, deklaroi se në botë krijohen sasi shumë të mëdha mbetjesh nga kafeja dhe shumica e tyre shkojnë dëm.

Studimi tregoi se këto mbetje mund të shndërrohen në një produkt me vlerë të lartë dhe miqësor ndaj mjedisit.

PROCESI I SHNDËRRIMIT

Llumi i përdorur i kafesë fillimisht thahet për një javë në temperaturë 80°C.

Më pas përpunohet në temperatura të larta për t’u kthyer në biokarburant të ngurtë (biochar). Ky material trajtohet me tretës ekologjikë si uji, etanoli dhe propilen glikoli.

Në fund përzihet me një polimer natyror dhe kompresohet për t’u kthyer në një material izolues të fortë.

Produkti i përftuar është po aq efektiv sa shumë materiale izoluese që përdoren sot.

Studiuesit theksojnë se ky material mund të përdoret veçanërisht për izolimin termik të ndërtesave.

Madje thuhet se mund të ndihmojë në mbajtjen e ambienteve të brendshme të freskëta edhe kur panelet diellore në çati punojnë me kapacitet të lartë.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji