Fjalët tronditëse të selektorit egjiptian: “Fëmijët në Gaza po vriten me fanellat e klubeve tuaja, ndërsa ju keni mbetur të heshtur”

Dita e djeshme ishte e rëndë për Hossam Hassan, selektorin e kombëtares së Egjiptit në futboll. “Faraonët” në 1/8 e finales ishin shumë pranë sensacionit më të madh të Kupës së Botës, pasi ndaj kampionit në fuqi, Argjentinës, kishin epërsi prej dy golash.

Në fund, “Gauçosët” fituan 3:2 dhe u kualifikuan në çerekfinale të Botërorit.

Hassan, në konferencën për media, përveç ndeshjes foli edhe për vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës, veçanërisht të fëmijëve.

“Po flasim për njerëzimin. Çfarë po ndodh me fëmijët në Gaza? A vlejnë më pak jetët e tyre? Ata janë fëmijë të pafajshëm që po vuajnë çdo ditë dhe të gjithë ne duhet të tregojmë më shumë empati ndaj tyre”, tha Hassan.

Ai theksoi se, pavarësisht kombësisë, fesë apo prejardhjes, asnjë fëmijë nuk duhet të jetë viktimë e luftës dhe dhunës.

“Në momentin kur po vriteshin, ata mbanin fanellat e Argjentinës, Barcelonës, Manchester Cityt dhe Real Madridit. Ata ju duan dhe bëjnë tifo për ju, ndërsa ju keni mbetur të heshtur përballë vrasjes së tyre”, tha ai.

Kategoritë
Sport