Fabrika e vidave në afërsi në Bërnjakut është duke u bastisur nga organet e rendit.
Indeksonline raporton se patrullat e policisë janë vendosur në afërsi të fabrikës, teksa bastisja është duke u monitoruar dhe ndjekur nga afër edhe prej ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Bastisja është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka bërë të ditur se fabrika në fjalë është pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.