“Kryetari i pakorruptuar”, Haskuka e nis ditën në terren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka po vazhdon të qëndrojë aktiv duke u kujdesur për shërbimet e komunës,shkruan Gazeta e Re

Këtë e dëshmojnë edhe postimet e Haskukës në faqen zyrtare të tij në Facebook.

Ai sot ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e renovimit të rrethojave dhe ulëseve të “Urës së Marashit”.

Haskuka ka njoftuar se nga viti ardhshëm do të vazhdojnë punën për rregullimin e të gjitha urave të qytetit.

Haskuka ka pranuar lavdata edhe nga anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ku në emisonin Pressing të T7, ka folur për kryetarin e Komunës së Prizrenit

Sipas Konjufcës kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka është një ndër kryetarët e komunave më të pakorruptuar në Kosovë

“Unë mendoj që në Prizren, Mytaher Haskuka, konsideroj se është njëri ndër kryetarët më të pakorruptuar komunal. Unë siguroj që ju nuk mund t’i gjeni asnjë aferë korrupsioni atij”, është shprehur Konjufca./Gazetaere


 

 

Kategoritë
LajmeVendi