Erdogan: Myslimanët evropianë përballen me diskriminim sistematik

Në videomesazhin e publikuar me rastin 25-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, Presidenti Erdoan thotë “sot duhet bërë një luftë kundër ndjenjave anti-myslimane sot, ashtu siç është zhvilluar kundër antisemitizmit pas Holokaustit”.

Me rastin e 25-vjetorit të fillimit të bisedimeve për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund luftës dhe gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë më 1 nëntor 1995, Presidenti Erdoan dërgoi një videomesazh në “Samitin Virtual të Liderëve mbi Gjenocidin: Mësimet e nxjerra nga Srebrenica”, që u organizua nga Qendra Përkujtimore e Srebrenicës dhe Fondacioni Sycamore.

“Gjenocidi që ndodhi 25 vjet më parë në Srebrenicë, në zemër të Evropës, është gdhendur si një njollë e zezë në historinë e njerëzimit. Pavarësisht se ka kaluar një çerek shekulli, dhimbja e shkaktuar nga 8.372 vëllezërit dhe motrat tona boshnjake të vrarë brutalisht, vazhdon të na plagosë ende zemrat”, u shpreh Erdoan në videomesazh e tij.

“Me këtë rast, unë përkujtoj edhe një herë dëshmorët tanë të dashur me mëshirë dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të pikëlluara të viktimave të gjenocidit dhe popullit boshnjak”, shtoi ai.

“Ne shohim që vendet që i japin leksione botës kur vjen puna tek të drejtat e njeriut dhe demokracinë, sot janë po ato vende që kryesojnë në islamofobi dhe ksenofobi”,- nënvizoi Presidenti Erdoan.

Terrorizmi racist po përhapet si murtaja në shumë vende perëndimore, ndonjëherë i mbrojtur në nivelin presidencial. Sulmet kundër vendeve të adhurimit të myslimanëve, dyqaneve të tyre, mesxhideve dhe OJQ-ve të tyre kanë rritur në nivele shqetësuese”, tha gjithashtu presidenti turk.

Erdoan theksoi se myslimanët evropianë po përballen me një diskriminim sistematik dhe të drejtat dhe liritë e tyre janë duke u uzurpuar.

“Është koha për t’i thënë ‘ndal’ kësaj ecurie të gabuar që kërcënon të ardhmen e njerëzimit dhe kulturën e bashkëjetesës së besimeve dhe kulturave të ndryshme. Antiislami duhet luftuar ashtu siç u luftua antisemitizmi pas Holokaustit (gjenocidi me të cilin u përballën çifutët në Gjermaninë Naziste në 1941)”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme