Aktakuza ndaj drejtoreshës së arsimit në Prizren është ngritur për çështje teknike, reagon Komuna e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës për shkak se nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë

Lajmin për aktakuzë kanë shpërndarë shumë mediume duke vazhduar të sulmojnë qeverinë lokale të Komunës së Prizrenit ku si komunë është bërë fokusi i mediave për sulme.

Për këtë ka reaguar Komuna e Prizrenit ku ka thënë se lajmin për aktakuzë kanë mësuar nga mediat dhe nuk kanë pranuar aktakuzën zyrtarisht nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Sa i përket aktakuzës në reagimin e Komunës thuhet se  kjo nuk qëndron, pasi që afati i fundit për dërgimin e formularit për deklarim të pasurisë ishte 19 qershor 2020, ndërkaq drejtoresha në muajin mars këtë formular ia ka dërguar organeve përkatëse komunale, kurse edhe më 18 qershor e ka ri-dërguar të njëjtin dokument tek organet përkatëse komunale, gjë që mund të verifikohet edhe nga e-mailat që janë publikuar në fotografinë e mëposhtme.

Reagimi i plotë

????????̈ ? ??????? ??̈? ?̧?̈????? ???????

Nëpërmjet mediave, Komuna e Prizrenit dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi ka mësuar se është ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës Thaçi-Vezgishi.

Së pari, vlen të theksohet se Zyra për Komunikim Publik të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë publike këtë aktakuzë nëpërmjet një komunikate për media, me një praktikë jo-etike dhe jo-profesionale, pa e dorëzuar zyrtarisht aktakuzën tek drejtoresha.

??? ??????????? ??? ?? ??????? ???? ?????????? ????????̈? ??? ?̈????̈ ? ???????? ????̈? ??̈??̈????? ???????.

Sipas aktakuzës që është parë tek mediat, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës për shkak se nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, ??̈ ?????? ? ????????̈ ??????.

Kjo nuk qëndron, afati i fundit për dërgimin e formularit për deklarim të pasurisë ishte 19 qershor 2020, ndërkaq drejtoresha në muajin mars këtë formular ia ka dërguar organeve përkatëse komunale, kurse edhe më 18 qershor e ka ri-dërguar të njëjtin dokument tek organet përkatëse komunale, gjë që mund të verifikohet edhe nga e-mailat që janë publikuar në fotografinë e mëposhtme.

Ndërkaq, çështja tjetër për të cilën është ngritur aktakuza është mos deklarimi i të ardhurave personale të realizuara nga paga mujore që e ka marrë si zyrtare e lartë publike për periudhën raportuese 2019.

??̈?? ?̈????̈ ????????? ????̈? ???̈ ??̈???? ?????? ??̈? ????? ??̈ ??? ?????̈????? ??̈ ???̈ ??????? ??̈ ????????, ku dihet se kjo pagë është e njohur për publikun dhe përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi, si dhe është e njëjtë për të gjithë drejtorët komunalë.

Me këtë rast, Komuna e Prizrenit fton të gjithë mediumet që të kenë kujdes në titujt e vendosur nëpër lajme, të cilët prekin drejtpërdrejtë integritetin personal dhe familjar të zyrtarëve publikë.

Ndaj drejtorëve komunalë, edhe më parë janë dorëzuar kallëzime të ndryshme penale, të cilët janë bërë mediatike, mirëpo pas hedhjes së tyre si të pabazuar, të njëjtat mediume nuk kanë qenë të interesuar që t’i publikojnë demantimet e këtyre lajmeve.

 

Kategoritë
LajmeVendi