Trajneri i Fenerbahces, Ismail Kartal u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes finale të play-offit të UEFA Champions League ndaj Lyonit, shkruan Indeksonline
“Çfarëdo që t’i kërkoj Talisca-s, ai më shikon drejt në sy dhe e zbaton në përpikëri. Ai po përpiqet të gjejë mënyrën se si mund të japë edhe më shumë për Fenerbahçen.
“Edhe Vedat është rreth 70% i gatshëm. Pas stërvitjes taktike të mbrëmjes do të vendosim përfundimisht për përzgjedhjen.
“Cilindo lojtar që vendosim të aktivizojmë në një ndeshje, lojtari tjetër e respekton vendimin. Kjo është skuadra që kemi dhe jam krenar për të.”
Kujtojmë që ndeshja e parë mes Fenerit dhe Lyonit zhvillohet në Stamboll./Indeksonline/

















