Hamza: Prej sot PDK nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në Kushtetuese

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pas mosvotimit të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, është deklaruar për media.

Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të i dhurojë vendit institucione, transmeton gazeta e re.

“Albin Kurti nuk e ka ndërmend vendit me i dhënë institucione”, u shpreh ai.

Pos tjerash, Hamza tha se prej sot, PDK nuk ka asnjë arsye të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Ne do ta referojmë dhe do ta dërgojmë lëndën në Kushtetuese”, shtoi ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi