Zbulohet sekreti se si i joshin kazinotë parelinjtë t’i harxhojnë milionat

Prestigjozja amerikane “New York Post” i ka kushtuar një artikull të fshehtave që kazinotë përdorin për të tërhequr të pasurit e botës.

Një proces aspak i lehtë për biznesin që përdor çdo mënyrë për të sjellë të luajnë klientët. Udhëtime me avionë privatë, suita ekzotike hoteli, puro kubaneze ose gjithçka tjetër që pasanikët kërkojnë. Muajin e kaluar, Daily Mail raportoi se manjati i Hollivudit Ron Meyer ka humbur gjithsej 100 milion dollarë nga bixhozi, kryesisht me ndihmën e nënkryetarit të një kazinoje në Atlantic City, që e priti atë.

Sapo Meyer mbaroi kredinë në Atlantic City (e cila medohet të ishte diku te 7 milion) ai fluturoi me helikopter në Connecticu, në mënyrë që të merrte hua edhe 3-5 milion dollarë për të vazhduar lojën në kazino atje, transmeton lajmi.net. Meyer, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen si nënkryetar i NBC mes skandaleve, duket se është i interesuar për të ndërmarrë rrezik, gjë që e veçon atë nga “Peshqit” e tjerë.

“Shumica e Peshqëve të Mëdhenj presin qiellin me yjet. Kur humbin ata duan më shumë. Kur ata fitojnë, ata ende duan shumë“, i tha New York Post një drejtues i cili dikur merrej me Meyer. “Ron ishte Peshku im më i mirë. Ai vuri bast 30-40,000 dollarë në një listë dhe hëngri vezë me proshutë për mëngjes. Pavarësisht nëse ai fitoi ose humbi, ai ishte i njëjti person”.

Historia e Meyer solli edhe një herë në vëmendje botën e “Peshqëve” dhe sa larg mund të shkojnë punonjëset e kaziniove për t’i mbajtur ata të kënaqur. Ky është një sistem i dizajnuar për të çuar bixhozxhinj të pasur në situata ku ata vetëm mund të humbin. Për disa lojtarë, linjat e kreditit janë gjithçka. Jeta në kazinotë shpesh ka një fund shumë të trishtuar, apo edhe tragjik. Sipas një burimi në gazetë, nikoqirët bënë një sy qorr për faktin se zhvilluesi i pasurive të patundshme Peter Wei nga Miami “humbi dhjetëra miliona dollarë në një kazino” para se t’i jepte fund jetës së tij tetorin e kaluar.

Kategoritë
Të ndryshme